Një i burgosur i moshës 29-vjeçare i ka dhënë fund jetës së tij mbrëmë në Burgun e Dubravës.Mësohet se viktima është Valdrin Hajra nga Mitrovica.
I ndjeri ka qenë i dënuar në Burgun e Dubravës që nga viti 2017 me dy vite burgim për një vepër penale, gjithashtu edhe për një vepër tjetër penale me plus 2 vite të tjera.
Po ashtu, Hajra ka pasur procedura tjera gjyqësore të hapura për vepra tjera penale, që do të kishte mundësi t’i vazhdohej burgimi.Ndërkaq, sipas njoftimit të SHKK-së, i ndjeri ka pasë probleme shëndetësore të natyrës mendore ku është trajtuar nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike. /Gazeta Sinjali/