Në listën e personave të kërkuar që janë së kapur së fundmi nga Policia është edhe një 24-vjeçar nga Prishtina, i dënuar për dy vepra penale.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Besnik Bulliqin, i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprat grabitje në tentativë dhe armëmbajtje pas leje, raporton sinjali.
I riu është ndaluar në orët e mëngjesit të së dielës, në rrugën “Xhavit Ahmeti”, ku pa kontrollit dhe verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij ka pasur urdhëresë për arrestim dhe ndalim.
Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.