Simon Kjaer është heroi i ditës së sotme duke i shpëtuar jetën bashkëlojtarit të tij, Christian Eriksenit.
Kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen në minutën e 44-të të ndeshjes u rrëzua në tokë pa ndienja.
Reagimi i shpejtë i mbrojtësit Kjaer bëri që ai t’i shpëtoi vdekjes, duke mos lejuar që Eriksen të kafshojë gjuhen e tij dhe duke e vendosur në pozicionin e duhur.
Ky veprim i Kjaerit është duke u përshendetur nga e gjitha bota në rrjetet sociale.