×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është grabitësi që u pl’agos afër ‘Albi Mall’, kërkoi ndihmë mjekësore në Graçanicë – Ishte nga Leposaviqi

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, që u përfshinë në grabitjen që ndodhi sot në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel Guvenlik”, që po transportonte para, raporton Gazeta Sinjali.

    Një pjesëtar i sigurimit të kësaj kompanie, Fahri Ademi mbeti i plagosur, identitetin e të cilit Sinjali e publikoi ekskluzivisht pak më parë, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe detaje të reja.

    Por, siç merr vesh Sinjali, pak minuta pas grabitjes, një person i plagosur në këmbë dhe në gjoks ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në Graçanicë.

    Bazuar në informacionet e para, i njëjti dyshohet se është njëri nga grabitësit.

    Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Millosh Vukojeviq., i cili është nga Leposaviqi.

    Njësitë policore tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do ta transferojnë për në Prishtinë.

    Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke i ndërmarrë masat e nevojshme.

    Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

    Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar Konferencën për Reformën e Administratës Publike (RAP) në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e Kryeministrit,...
    Lajme20 Mars 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari priti në takim zëvendësshefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara...
    Lajme20 Mars 2025
    Policia ka njoftuar se sot në Pejë është arrestuar një person i dyshuar për “Falsifikim të parasë”. Hetimi kishte filluar kur një...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni, u takua sot me përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, me të cilët diskutoi...
    Lajme20 Mars 2025
    Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka bërë të ditur se ai me bashkëpunëtorët e tij kanë qenë sot për ngushëllime në familjen...
    Lajme20 Mars 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masën së paraburgimit ndaj Hasan Krasniqit,...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ato...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Erion Veliaj ka firmosur një urdhër të ri për delegimin e detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke ia besuar ato...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.