Gjashtë klubet angleze kanë vendosur që përfundimisht të largohen nga Superliga evropiane.
Pas Manchester Cityt, Manchester Unitedi e ka konfirmuar largimin, më pas Liverpooli dhe në fund Arsenali dhe Tottenhami, shkruan FrontOnline.
Manchester Unitedi shkroi në faqen zyrtare të klubit se ka dëgjuar zërin e tifozëve duke vendosur që të largohen nga Superliga evropiane.
Ndërkaq, Manchester City ishte klubi i parë anglez që e konfirmoi largimin, duke u pasuar nga Chelsea.
Ndër të tjerash, vëmendja mori vëmendje komunikata e Arsenalit, klub i cili iu kërkoi falje tifozëve të tij për veprimin e bërë ditë më parë./FrontOnline/