Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kjo është seanca e parë ndaj Krasniqit, pasi të njëjtit i është konfirmuar aktakuza më 26 tetor 2020, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara.
Në fjalën e dhënë nga gjykatësi Nikolas, Krasniqi ,tha se asnjëher në jetën e tij nuk ka keqtrajtuar njerëz ashtu siç thuhet në aktakuzë.
“Unë dua të i’u themë dy tri çështje dhe do të përpiqem t’i themë shkurt, së pari dua të themë se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale e përbashkët unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit jo aq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndertës, kurrë në jetën time nuk kamë trajtuar njerëz në këtë mënyrë, prandaj e ndjenë vetën më shumë së mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petakun e njerëzve, unë jam luftëtar që e kam luftuar Serbin, kurrë në asnjë deklaratë timen se kam drejtuar gishtin nga populli civil, në aktakuzë i ndani njerëzit në katolik e myslimanë unë s’jam asnjëra nga këta unë jam shqiptarë”, deklaroi Krasniqi.
Ai tha se cilësimet të cilat janë bërë në aktakuzë për UCK-në, janë fyese për të dhe familjen e tij.
Krasniqi tha se UCK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale por ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare.
“Cilësimi i prokurorit që ne qenkemi ndërmarrje kriminale përbashkët për mua shokëte familjen time që luftuan gjatë nuk ka diçka më fyese pasi që ne një kohë të gjatë në rrethana të vështira jeta e vdekje u vumë në shërbim të shtetit të cilat I arritëm me ShBA-të, me vendet e BE-sw, me NATON dhe OKB-sw dhe të gjithë se bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët qmilirmtar ndërsa ndërmarrje kriminale janë jo vetëm serbët është vetëm koka e saj në Beograd dhe mbështetësi e politikave të Beogradit, besoj dhe besoj shumë që këtë e dinë secili qytetarë I arsimuar që së paku është që 30 vite jeton në vendet e demokracive perimorë aty ku janë rritur me vlerat e kësaj bote me vlerat që kanë të bëjnë me lirit e njeriut”, tha Krasniqi.
Ish-zëdhënësi I UCK-së, foli edhe për Kohen kur është burgosur nga regjimi jugosllavë.
Ai tha se kjo që po bëhet këtu është më e padrejtë se arrestimi i tij nga Jugosllavia.
“Unë nuk dua të zgjatëm por dua të iu thëmë që unë kam qenë I dënuar nga regjimet e jugosllavis dhe ata me kanë dënuar pse kam lexuar libra pse kamë fole dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim por besoni se më të drejt e kanë pas ata se ju këtu. Unë do ta mbajë këtë padrejtësi njeriu është më I fortë se guri dhe atë që së bën guri e bënë njeri, unë dhe populli imë kemi mbajte shumë padrejtësi dhe nuk kemi pas nevojë për këtë padrejtësi, në seancë at e tjera unë do të them ë edhe më shumë”, tha ai mes të tjerash.