Ish-miss Kosova dhe Diaspora, Juliana Nura është banorja më e përfolur e Big Brother Vip Kosova. Së fundi temë diskutimi është bërë emri i vërtetë i Julianës.
Ajo siç duket e ka ndërruar emrin sepse dikur si modele paraqitej me emrin Xhylije.
35 vjeçarja kishte filluar të merrej me modeling shumë herët dhe emrin duket se e ka ndërruar për arsye se ka jetuar jashtë vendit. Një gjë të tillë e kanë bërë shumë yje me prejardhje shqiptare.
Ndryshe, për ta fituar çmimin prej 200 mijë eurosh, Nura u fut në BBVK si trajnere fitnesi.