×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është dekreti i Thaçit për Ambasadën në Izrael

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Ambasada e Kosovës në Izrael është përuruar sot. Ajo është vendosur në Jerusalem, statusi i të cilit është një nga pengesat më të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Izraelit dhe Palestinës. Për vendosjen e ambasadës në shtetin e Izraelit ishte lëshuar një dekret nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por në të nuk specifikohej qyteti ku do të vendosej misioni i parë diplomatik i Kosovës në këtë shtet.

    Në dekretin e nënshkruar nga Thaçi më 27 tetor 2020, thuhet se “Themelohet misioni diplomatik i Republikës së Kosovës, në nivel të Ambasadës në Shtetin e Izraelit”.

    Pika dy e këtij dekreti thotë se “Udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti”.

    Kosova dje e ka hapur edhe zyrtarisht ambasadën në Jerusalem. Ky vendim i mbështetur nga SHBA-ja është kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe Turqia.
    Ministria e

    Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar dje se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.

    Statusi i Jerusalemit është një nga pengesat më të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Izraelit dhe Palestinës.

    Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe vendet arabe ishin alarmuar nga vendimi i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ta zhvendosur Ambasadën amerikane në Jeruzalem.

    Franca refuzoi vendimin të cilin e kishte quajtur “të njëanshëm” ndërsa bëri thirrje për qetësi në rajon. Britania e bëri të njëjtën. Gjermania tha se statusi i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm në bazë të një zgjidhjeje midis dy shteteve.

    Vendimi i Trump la prapa paralajmërimet nga e gjithë bota se ky akt do të rrezikonte përkeqësimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

    Statusi i Jerusalemit është shtëpia e vendeve të shenjta për besimet myslimane, hebraike dhe të krishtera. Palestinezët pretendojnë Jerualemin Lindor për kryeqytet, ndërsa Izraeli e konsideron Jerusalemin kryeqytetin e tij të përjetshëm dhe të pandashëm, që daton nga antikiteti.

    Duke ngritur ambasadën e saj në Jerusalem, duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Guatemalës, Kosova është bërë një nga tri vendet e vetme me ambasada në këtë qytet, pas SHBA-së dhe Guatemalës. Kosova është vendi i parë evropian që ndërmerr këtë hap, që ka edhe mbështetjen e plotë të administratës së re të Joe Biden. /Express

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, buxhetin për vitin 2025 e ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është drejtuar pushtetit duke i thënë se përmes doracakut për edukatë seksuale kanë prekur në fëmijë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kreu i Degës së PDK-së, Sami Lushtaku, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, një delegacion i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i ushtrisë gjermane ka zhvilluar vizite pune. Sipas...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëjnë bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për postin e...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Zgjedhja e Donald Trumpit hap një mundësi për dialog të ri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, megjithëse synimi i Uashingtonit mbetet...
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjatë një bisede të hapur me Mevlanin dhe Gjestin, Xheneta rrëfeu detaje nga lidhja e saj e kaluar me ish-të dashurin turk....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.