Reperja e njohur kosovare, Loredana Zefi së shpejti do të fillojë turneun e saj muzikor.
E së fundmi me anë të një postimi në “Instagram”, artistja njoftoi se ka nisur shitja e biletave për këtë turne.
“Loredana po ngre nivelin e turneve më shumë se asnjëherë më parë me turneun e saj “Wifey” në vitin 2023”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të shitjes së biletave.
Po ashtu sipas kësaj faqje turneu do të fillojë me 2 mars deri me 18 mars dhe se biletat do të kushtojnë 44,55 euro.