Mesa duket vendimi për të zgjatur për një muaj aventurën e “BBV”, nuk i ka pelqyer DJ Dagz-it.
Dagz, duket se nuk do ta vazhdojë garën dhe ka zgjedhur që vullnetarisht ta përmbyllë me kaq aventurën në shtëpi.
Lajmi ‘bombë’ është bërë i ditur para pak minutash në shtëpi.
Ai ka thënë se jashtë e presin punë dhe nuk mund të qëndrojë tutje pas vendimit për të zgjatur aventurën televizive.
Beatrix e ka përjetuar keq këtë zhvillim duke thënë që do “dalë pas Dagzit”. Më vonë, në bisedë me vajzat ajo ka potencuar se “10,000 eurot do t’i kryenin shumë punë për ta ndihmuar mamin dhe për t’i mbyllur disa punë jashtë”.
Këtë lëvizje të papritur të Dagz, Sara që është në nominim me të, nga frika që do afektohet nuk e ka pëlqyer teksa Einxhel e ka quajtur “budallëk”.
Regjia e formatit nuk i ka dhënë vëmendje duke ndryshuar planin e transmetimit në dy kanalet e “Big Brother VIP”. Biseda mes Sarës, Monikës, Einxhel dhe Arjola është ndërprerë me mesazhin e koduar të njohur tashmë: “Kujdes mikrofonin”.
Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjes në vijim.
Kujtojmë se pas kthimit në shtëpi i vetëm, Arbëri i kishte premtuar shokut të tij, Pajtimit, daljen të nesërmen mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.