Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka treguar arsyen e refuzimit të ankesave të partive politike, për kandidatët që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm.
”Përvec tjerash, PZAP vlerëson se dispozita ligjore e nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është fuqizuar në atë masë, saqë tani një dispozitë e tillë ramngohet në normë kushtetuese apo standard kushtetues, e cila dispozitë mbizotëron në raport me të gjitha dispozitat tjera që i referohen përshtatshmërisë, apo pengesave në certfikim të kandidatëve për deputet”, thuhet ndër të tjera në vendim.