Personi që po dyshohet se vrau një grua e më pas edhe veten në Vushtrri është Arsim Morina, pronari i Furrës “Diellza”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje për Gazetën Infokus.
“Po prokurori kujdestar tashmë është në vendin e ngjarjes ku janë dy të vrarë. Deri më tash është konfirmuar se një burrë ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Nuk kemi ende detaje dhe nuk e dimë relacionin e viktimave. Po presim intervistimin e dëshmitarëve okularë për të zbardh më shumë detaje rreth rastit”, ka thënë Preteni për Infokus.