Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, qytetarët janë këshilluar të përdorin dezinfektues për të ruajtur higjienën e duarve dhe për të zvogëluar mundësinë e infektimit me koronavirus. Sidoqoftë, disa dezinfektues janë revokuar për shkak të pranisë së substancave që mund të jenë të rrezikshme për njerëzit.
Disa nga këto produkte gjithashtu përmbanin metanol i cili mund të jetë toksik për njerëzit. Metanoli mund të shkaktojë simptoma të panumërta të rënda kur thithet përmes lëkurës. Disa nga ndërlikimet më të pakëndshme mund të përfshijnë verbëri të përhershme, kriza dhe të vjella. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në vitin 2020 paralajmëroi për një numër pastruesish dore për shkak të pranisë së metanolit dhe këshilloi qytetarët të mos i përdorin këto produkte.
FDA deklaron në një njoftim të ri se kompania meksikane Dibar Nutricional S. de R.L. De C.V. i hoqi vullnetarisht shishet e saj të pastrimit të duarve ‘Dibar Labs’. Kompania ka tërhequr dy produkte të tjera, ProtectoRx Sanitizer dhe Advance Hand Sanitizer. Të gjitha produktet e listuara u tërhoqën sepse ato përmbajnë metanol, raporton BGR. “Ekspozimi i konsiderueshëm ndaj metanolit mund të rezultojë në të përziera, të vjella, dhimbje koke, vizion të paqartë, verbëri të përhershme, kriza, gjendje kome, dëmtim të përhershëm të sistemit nervor ose vdekje”, tha FDA në një deklaratë. Ata gjithashtu deklarojnë se fëmijët e vegjël dhe adoleshentët janë më të rrezikuar dhe se kompania nuk ka marrë ende ndonjë raport të efekteve anësore në lidhje me këtë tërheqje./FrontOnline/