Një lëndim ndjenjash na solli në mendje kënga e Romeos në bashkëpunim me Semi Jaupajn. Kënga duket se i dedikohet kohës që ai kaloi në Big Brother Vip dhe krizës së asaj periudhe me Heidin ku vazhdimisht e akuzonte partneren e tij si aktore.
Por një detaj tjetër, duket se e lidh këngën e dy artistëve me partneren e Romeos, Heidi Bacin.Pak javë para lançimit të këtij projekti, teksa publikoi foto nga xhirimet Semi na zbuloi se për herë të parë do të shfaqej me flokë bionde.
Përveç ngjashmërisë në ngjyrën e flokëve të Heidit, kujtojmë se ky ka qenë një tipar me të cilin Romeo vazhdimisht personifikonte Heidin duke e cilësuar si flokëartë.
Romeo dhe Heidi prej disa kohësh nuk janë shfaqur së bashku. Megjithatë ata vazhdojnë të ndiqen në rrjetet sociale, ndërkohë që ajo ruan edhe fotot që kanë shkrepur së bashku gjatë verës, në profilin e saj.
Dy ditë më parë, e ftuar në TAR Heidi dha edhe një indicie se ata vazhdojnë të jenë bashkë duke theksuar se nuk është vetëm puna në Top Channel që e mban në Shqipëri, por diçka shumë më e rëndësishme, duke nënkuptuar këtu Romeon.