Sot është konstituuar Kuvendi i Kosovës me legjislaturën e VIII-të.
Kjo i hap rrugë edhe formimit të Qeverisë që sipas gjitha gjasave pritet të votohet pasditën e kësaj të hëne, njofton Klan Kosova.
Ministri i ri i Mbrojtjes pritet të zgjedhet, Armend Mehaj.
Mehaj ishte lindur në Kosovë në vitin 1981, por që aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë.
Në vitin 1999 Mehaj i ishte bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan e shumë vende të tjera.
Ndryshe deri më sot kjo ministri u drejtua nga Anton Quni, që sot u betua si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.