Klubi i volejbollit “Skënderbeu” nga Kraishta e Lipjanit ka marrë titullin e kampionit në Superligën B, duke siguruar prezencën në garën elite të djemve, në edicionin e ardhshëm garues.
Skënderbeu pas paraqitjeve të mira do të jetë pjesë e Superligës dhe FVK e ka uruar për suksesin e arritur, përcjell FrontOnline.
Poashtu dy ekipet si Vëllaznimi e Ulpiana arritën ta ruajnë statusin e anëtarëve të Superligës, derisa kësaj gare i rikthehet edhe Luboteni.
Nga Superliga largohen Prishtina dhe AS Vushtrria./FrontOnline/