Klubi i volejbollit në konkurrencën e femrave, Drita është shpallë kampione e Kupës së Kosovës.
KV Drita ka fituar finalen e tretë të “Play Off” në kuadër të Kupës së Kosovës ndaj skuadrës M-Technologie.
Drita mposhti në ndeshjen e tretë skuadrën M-Technologie me rezultatin 25-19.
Gjilanaset kishin arritur të fitojnë të tri ndeshjet ndaj rivalëve të tyre.
Trajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi deklaroi se ishte vështirë dhe tregoi se kjo do të jetë finalja e fundit për të.
“Sot ka qenë një lojë konkurruese, por ne kemi treguar lodhje sepse kishim orar shumë të ngjeshur”, tha ai.
“I uroj Dritës fitoren, sepse kanë zhvilluar ndeshje tejet të mirë. Me siguri nuk do të jem më në rolin e trajnerit, por do të kontribuoj në klub”, tha Naser Kransiqi.
“Këto vajza janë vërtetë Kampione të verteta, jam i lumtur që u rikthye Kupa aty ku e ka vendin”, përfundoi Ilazi.
Ndërsa trajneri i Dritës, Lorik Ilazi u shpreh i emocionuar.
“Jam i lumtur dhe akoma jam në ethe, është gëzim i madh”, tha ai.