“Salt Bae”, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, është parë duke treguar aftësitë e tij edhe gjatë një loje futbolli.
Sipas medieve të huaja bëhet fjalë për pronarin e një zinxhiri restorantesh të quajtur Nusr-Et kuzhinierin me famë botërore.
Nusret postoi një video nga një ndeshje amatore futbolli në rrjetet sociale, dhe siç mund të shihet, ai kalon portierin kundërshtar me lëvizje të shkëlqyera dhe më në fund shënon një gol.
Dhe pas kësaj, Nusret festoi golin në mënyrën e tij, domethënë, duke bërë “shpërndarjen e kripës”, e cila është një nga “markat e tij tregtare”.
Ndryshe, Nusret zotëron një zinxhir restorantesh që janë hapur në Stamboll, Miami, New York, Doha, Abu Dhabi dhe Dubai, dhe shumë futbollistë me famë botërore ishin mysafirët e tij, gjë që e bëri atë një person me famë botërore.
Sipas medieve, “Salt Bae” nuk është saktësisht e preferuar në mesin e kritikëve.
Madje, pas hapjes së një restoranti në New York, menuja e kuzhinierit të famshëm turk u quajt e mbiçmuar.
Sidoqoftë, përkundër kritikëve, numri i fansave të tij vazhdimisht rritet, dhe ai aktualisht ndiqet në Instagram nga më shumë se 32 milionë njerëz nga e gjithë bota.