Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila ditë u vendos me rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. E që qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies si dhe rritja e ndërgjegjësimit.
E me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, HANDIKOS mban Konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë.
Ndërkaq me këtë rast do të mbahet edhe seancë e veçantë në Kuvendin e Kosovës.
Rend dite e seancës është “Debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”.
Seanca do të filloj në ora 10:00.
Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Aftësi të Kufizuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. /FrontOnline/