×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi shpërndahet të premten

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës. Sipas hulumtuesve, për nga sasia e ligjeve të miratuara kjo legjislaturë mund të quhet e suksesshme, ndërsa analistët thonë se pritshmëritë ishin më të mëdha.

    Një falënderim të veçantë pati për bashkë-partiakët.

    Kjo pasi këta të fundit qëndruan në sallën plenare për plot 14 orë.

    E kjo seancë e 5 dhjetorit, në të cilën u miratuan plot 18 ligje, doli të jetë e fundit për legjislaturën e 8-të të Kuvendit të Kosovës.

    “Legjislatura e 8-të e Kuvendit të Kosovës do të shpërndahet 30 ditë para zgjedhjeve, ashtu siç e parasheh neni 66 i Kushtetutës së Kosovës, konkretisht paragrafi 2 i këtij neni. Prandaj mund të themi që të premten është dita e fundit e legjislaturës”, ka thënë Violet Haxholli nga KDI për Tëvë1.

    Sipas hulumtueses në Institutin Demokratik të Kosovës, për nga sasia e ligjeve të miratuara, kjo legjislaturë mund të quhet e suksesshme.

    “Gjithsej janë miratuar 282 ligje, prej tyre 202 janë të brendshme ndërsa 77 janë marrëveshje ndërkombëtare, për nga sasia është një numër i madh i ligjeve të miratuara, por për nga përmbajtja ka pasur vërejtje, disa prej janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Haxholli.

    Por, sipas analistëve politik, pritshmëritë për këtë legjislaturë ishin më të mëdha.

    “Fatkeqësisht kjo pritje nuk është jetësuar në nivelin e duhur, përveç kësaj ka qenë njëra nga legjislaturat më mësë shumti shkelje kushtetuese, krahasuar me të gjitha të tjerat. Është treguar që disa ligje nuk kanë ditur t’i miratojnë dhe si rrjedhojë ato kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Albinot Maloku, analist politik.

    Maloku tregon edhe për dallimet që u panë në këto katër vjet brenda sallës plenare.

    “Kjo legjislaturë, nuk e ka pasur opozitën si në legjislaturat e tjera. Kjo ka qenë ndryshimi. Pra, fatmirësisht nuk e ka pasur atë agresivitetin e përdorimit të mjeteve shtesë dhe dhunuese”, thotë ai.

    Ndryshe, deputetet e rinj do të garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës me 9 shkurt në zgjedhjet e rregullta parlamentare.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në...
    Lajme09 Janar 2025
    Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku maksimalet shkojnë deri në 12C e 14C. Me...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Serbia po bën gjithçka për ta mbajtur Albin Kurtin në...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit dhe Mallorcas, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Rezultati pas...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni (lex. Xhorxha) thotë se vendi i saj është gati për nisur dërgimin e emigrantëve në qendrat e...
    Vip09 Janar 2025
    Xheneta ka zgjedhur të thotë të vërtetën ndaj Vullnetit në lojën ‘truth or dare’. Vullneti e pyeti rreth marrëdhënies së fundit seksuale...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku flet për energjinë e ripërtrishme dhe procedurat burokratike për leje....
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Serbia po bën gjithçka për ta mbajtur Albin Kurtin në...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Banorë të lagjes së mirënjohur ‘Holliwood Hills’ në Kaliforni u evakuuan të mërkurën në mbrëmje pasi zjarri u përhap edhe në atë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.