×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi shpërndahet sot

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Sot do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës. Sipas hulumtuesve, për nga sasia e ligjeve të miratuara kjo legjislaturë mund të quhet e suksesshme, ndërsa analistët thonë se pritshmëritë ishin më të mëdha.

    Një falënderim të veçantë pati për bashkë-partiakët.

    Kjo pasi këta të fundit qëndruan në sallën plenare për plot 14 orë.

    E kjo seancë e 5 dhjetorit, në të cilën u miratuan plot 18 ligje, doli të jetë e fundit për legjislaturën e 8-të të Kuvendit të Kosovës.

    “Legjislatura e 8-të e Kuvendit të Kosovës do të shpërndahet 30 ditë para zgjedhjeve, ashtu siç e parasheh neni 66 i Kushtetutës së Kosovës, konkretisht paragrafi 2 i këtij neni. Prandaj mund të themi që të premten është dita e fundit e legjislaturës”, ka thënë Violet Haxholli nga KDI për Tëvë1.

    Sipas hulumtueses në Institutin Demokratik të Kosovës, për nga sasia e ligjeve të miratuara, kjo legjislaturë mund të quhet e suksesshme.

    “Gjithsej janë miratuar 282 ligje, prej tyre 202 janë të brendshme ndërsa 77 janë marrëveshje ndërkombëtare, për nga sasia është një numër i madh i ligjeve të miratuara, por për nga përmbajtja ka pasur vërejtje, disa prej janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Haxholli.

    Por, sipas analistëve politik, pritshmëritë për këtë legjislaturë ishin më të mëdha.

    “Fatkeqësisht kjo pritje nuk është jetësuar në nivelin e duhur, përveç kësaj ka qenë njëra nga legjislaturat më mësë shumti shkelje kushtetuese, krahasuar me të gjitha të tjerat. Është treguar që disa ligje nuk kanë ditur t’i miratojnë dhe si rrjedhojë ato kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Albinot Maloku, analist politik.

    Maloku tregon edhe për dallimet që u panë në këto katër vjet brenda sallës plenare.

    “Kjo legjislaturë, nuk e ka pasur opozitën si në legjislaturat e tjera. Kjo ka qenë ndryshimi. Pra, fatmirësisht nuk e ka pasur atë agresivitetin e përdorimit të mjeteve shtesë dhe dhunuese”, thotë ai.

    Ndryshe, deputetet e rinj do të garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës me 9 shkurt në zgjedhjet e rregullta parlamentare.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar: Kërkesën për dhënien në shfrytëzim të...
    Lajme10 Janar 2025
    Njohës i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, ka folur lidhur vendimin e fundit të SHBA-së për të marrë masa sanksionuese...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Ferat Shala ka njoftuar se së bashku me kandidatë tjerë për deputet dhe me...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Idriz Vehapi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka njoftuar se ka takuar ish lojtarin e KF "Prishtina", Sahit Kelmendin....
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Vip09 Janar 2025
    Loja ‘truth or dare’ ka bërë që banorët e shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ të bëjnë pyetje nga më të ndryshme për...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme me program politik në Kosovë. Kreu i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.