×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Kuvendi shfrytëzon kuletën e shtetit për blerjen e dhuratave për pension

    Fatlum Berisha
    16 Mars 2022

    Kuvendi i Kosovës nuk do t`i lë duarthatë punëtorët e tij të administratës që pritet të pensionohen gjatë këtij viti.

    Për të nderuar kontributin e tre të tillëve, ky institucion ka porositur tri orë dore. Për to pagoi rreth 300 euro. Ishin para të taksapaguesve. Nuk u mblodhën nga kolektivi.

    Dhuratat, legjislativit, do t`ia sjell biznesi “Ora Group”, të cilit edhe iu dha tenderi, raporton “Front Online”.

    Nga shoqëria civile nuk janë në dijeni se ka bazë ligjore për këtë formë të shpenzimit.

    “Me çfarë baze ligjore ti ki të drejtë me para të shtetit me ju bë dhurata, zyrtarëve shtetërorë. Duheni me pyet Kuvendin. Unë e di që nuk ka”, tha Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë në Lëvizjen FOL.

    “Front Online” ka kontaktuar drejtpërdrejt me Zyrën e Prokurimit në Kuvend.

    Përgjegjësja aty, Hajrije Haradinaj, krejt çfarë i tha portalit është që t`i drejtohet Zyrës për Medie.

    Nga kjo e fundit nuk kanë kthyer përgjigje gjatë të martës rreth bazës ligjore mbi të cilën janë bërë shpenzimet e kësaj natyre. Së këndejm, as për “firmën” e orëve.

    Megjithatë në dosjen e tenderit, të cilën e ka siguruar “Front Online”, është kërkuar që orët të jenë të përshtatshme për dedikime të tilla si për këtë rast të pensionimit.

    Bile është kërkuar edhe një detaj shtesë, special.

    Në kapakët e orëve prapa të shkruhet (gravohet) një tekst i shkurtër sipas kërkesës së Kuvendit.

    Kompania fituese duhet t`i çojë këto tri vegla të posaçme aty brenda 10 ditësh dhe të garantojë një vit për to.

    Kuvendi, “arenë” e shpenzimeve

    Kuvendi i Kosovës ishte “arenë” e shpenzimeve edhe më herët.

    Për 10 vjet, deputetët e këtij institucioni “dogjën” 1.1 milionë € derivate.

    Disa nga ligjvënësit që jetonin jashtë Prishtinës, i mbuluan shpenzimet e udhëtimit me para të taksapaguesve.

    Më së shumti karburante, ata harxhuan në vitet, 2021, 2018, 2015, 2013 dhe atë 2012, ku kërkuan kompensim në shumën mbi 100 mijë euro për secilin prej këtyre viteve.

    Shpenzimet e deputetëve për karburante ndër vite:

    100.530 € = 2021 / 91.328 € = 2020/ 76.800€ = 2019/ 157.290 €= 2018 / 81.559 €= 2017 / 90.913 € = 2016 / 119.900 € = 2015 / 73.240 € = 2014 / 163.680 € = 2013 / 173.470 € = 2012 / 29.460 € = 2011.

    Ora, dhuratë e lakmueshme për zyrtarët shtetërorë

    Muaj më parë, Ministria e Arsimit kishte përzgjedhur blerjen e dy orëve të dorës si dhuratë për të nderuar punën e dy zyrtarëve të saj, të cilët dolën në pension, meqë mbushën 65 vjeç.

    310 euro nga buxheti i shtetit u shpenzuan për to.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.