×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi shënon virtualisht Ditën e Demokracisë, kjo është agjenda

    FrontOnline
    15 Shtator 2021

    Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Kosovës sot, më 15 shtator, shënon virtualisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

    Në Kuvendin e Kosovës, Dita e Demokracisë është shënuar ndër vite me një varg aktivitetesh dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatat partnere dhe ato të shoqërisë civile.

    Aktivitetet e realizuara gjatë këtyre viteve përbënin vizita të nxënësve në Kuvend nga qendra të ndryshme të Kosovës, panairin e organizatave të shoqërisë civile, debate, tryeza, kuize me nxënës, gara në pikturë/fotografi etj.

    Në vitin 2020, për shkak të masave kufizuese si pasojë e COVID-19, kjo ditë është shënuar virtualisht (online).

    Edhe këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë dhe masave kufizuese, të gjitha aktivitetet realizohen virtualisht.

    Agjenda:

    10:00 Video-mesazh i nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci.

    10:05 Video për fëmijë – Roli i komisioneve parlamentare.

    11:00 Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ (virtuale) me nxënës filloristë – Pjesëmarrës, deputetet: Arbëreshë Kryeziu – Hyseni dhe Albana Bytyqi (anëtare të Forumit për Transparencë).

    13:00 Debat virtual “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie”.

    Marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të mediave dhe organizatave të tjera përfaqësuese, ndërsa moderohet nga deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë.

    Mesazhe për vaksinim – kartolina elektronike.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një person, derisa ishte në krye të punës si sigurim në një kafiteri, ka pësuar lëndime të rënda pasi katër të dyshuar...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.