×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi s’e miraton rezolutën e PDK-së për adresimin e gjetjeve të raportit të DASh-it

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar rezolutën për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Në seancën e sotme të kuvendit, pro kësaj rezolute që ishte propozuar nga PDK-ja ishin vetëm dy deputetë, një ishte kundër kurse 58 të tjerë abstenuan, njofton klankosova.tv.

    Rezoluta e PDK-së ishte tri pikëshe, ku në pikën e parë, sipas rezolutës, obligohej qeveria që në afat prej 30 ditës të hartojë plan konkret për adresimin e gjetjeve të raportit të DASh-it.

    Në pikën e dytë thuhej se “Plani nga pika I e kësaj rezolute duhet të përmbajë masa dhe veprime konkrete për secilën gjetje të raportit si dhe afatin për përmbushjen e tyre nga institucionet respective”.

    Kurse, në pikën tre, me anë të rezolutës kërkohej nga qeveria që brenda afateve objektive të raportojë në kuvend për implementimin e masave.

    Problemet serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe dhuna me bazë gjinore, janë përmendur vetëm disa prej problemeve me të cilat vazhdon të përballet Kosova, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2023, sa u përket të drejtave të njeriut në botë.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe “kjo që ndodhi me zarfin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se paraqitjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në media janë reduktuar në deputetët...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas sulmit të dy qytetareve në Prishtinë nga sorrat Ai përmes një postimi në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës tashmë ka nisur. Megjithatë, ndonëse opozita është e pranishme në Kuvend, nuk po merr pjesë në votimin për praninë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kuvendi e ka miratuar projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi bashkë me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, do të mbajnë sot konferencë për media....
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje e AKI-së kanë folur për media pasi e lëshuan mbledhjen ku po raportonte...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në një vend mjaft të bukur pranë liqenit në Morcotën Ticiniane do të shkëlqejë një bust i artistit të madh, në sheshin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjeg e ardhshme e përcaktojnë fatin e Kosovës. “Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.