Amendamenti i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetes, Mimoza Kusari-Lila për ndihmë të prodhuesve vendor është miratuar në seancën e sotme për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Ani pse mori 40 vota pro, deputetët e koalicionit qeverisës nuk votuan pro tij. Ndërkaq, deputetja Kusari-Lila e arsyetojë atë.
“Buxheti i shtetit që kalon në shpenzim, përmes procedurës së tenderimit të ketë dispozitë të veçantë për përparësi në oferta të produkteve të prodhimeve vendore. Ky amendament parasheh rastin nëse çmimi i aplikuesit dhe prodhuesit vendor nuk është i lartë sesa ofertuesi i huaj, atëherë i jepet përparësi prodhuesit vendor”, tha ajo.