×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi: Jemi në pritje të Kushtetueses për marrjen e hapave në lidhje me mandatin e Arifit

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Artan Murati, këshilltar ligjor i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se deri më datën 5 maj, Kuvendi nuk ka pasur asnjë informacion se deputeti Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të prerë me burgim efektiv.

    Murati, i cili përfaqëson kryetaren e Kuvendit në seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese kritikoi edhe gjykatat e vendit për mos informim të Kuvendit për vendime gjyqësore që kanë të bëjnë me deputetët.

    Murati; Kryetarja e Kuvendit nuk ka mundur të merrë hapa në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese

    “Kryetarja e Kuvendit nuk ka mundur të merr hapa në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e tij. Pra si e shihni në bazë të situatës aktuale derisa nuk ka aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e tij, përderisa nuk përmbushën 6 muaj mungesë të ushtrimit të mandatit të zotëri Arifit, kryetarja e Kuvendit nuk mund të marrë ndonjë veprim për zëvendësimin e tij. Normalisht është edhe opsioni dorëheqjes, por që nuk ka ndodhur”, tha ai.

    Krahas kësaj ai paraqiti disa nga paqartësitë e Kuvendit për këtë rast.

    Murati: Praktika e mosinformimit të Kuvendit nga ana e Gjykatave krijojnë paqartësi ligjore dhe kushtetuese

    “Vlerësojmë se praktika e mosinformimit të Kuvendit ka ana e Gjykatave në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me deputetët krijojnë paqartësi ligjore dhe kushtetuese. Ato janë evidente edhe në rastin në fjalë, kur është kontestuese nëse si moment i vendimit të prerë e konteste të nenit 70 sa i përket marrjes së mandatin duhet të merret momenti kur është informuar deputeti për plotfuqishmërinë e aktgjykimit, apo momenti institucioni që ia merr mandatin”, tha ai./

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....
    Të tjera
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Dardanët vijnë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka adresuar akuza “të rënda” ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeministrit...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga dega...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar “korrupsionin e Qeverisë në grantet e dhëna për familjarët e tyre, mafinë energjetike, rezervat...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.