×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Shqipërisë nderon ish-deputetin Gerti Bogdani

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit.

    Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të tij.

    Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Në një reagim prekës në rrjete sociale, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani lajmëroi se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

    “Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi ajo.

    Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte.

    “Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.

    Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

     

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Një grua me kokën lartë, me lule në dorë dhe rreth saj këpucë të kuqe të shpërndara, është murali i punuar nga...
    Kronika19 Shtator 2024
    Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm”. Aksioni...
    Lajme19 Shtator 2024
    Vlora Çitaku nga PDK ka thënë se dje Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA’të për investime strategjike në fushën e energjetikës....
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin aktakuzës për “keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar”....
    Lajme19 Shtator 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof tha se Shtetet e Bashkuara duan të thellojnë bashkëpunimin me Serbinë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po bën asgjë në përmirësimin e raporteve me...
    Kronika19 Shtator 2024
    Një grua është arrestuar në Gjakovë, pasi që dyshohet se i ka rrahur nipat e saj. Bile, njërin nga ta gjyshja e...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor,...
    Vip19 Shtator 2024
    Kohës së fundit Getinjo gjendet larg muzikës por jo edhe larg mediave sociale. Ajo pak ore me parë ka ndarë një postim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.