Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00.
Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, kjo nuk do të ndodhë, përcjell FrontOnline.
Kështu, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-COVID, punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online./FrontOnline/