×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Malit të Zi, institucionet e Kosovës i quan “të përkohshme”

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku si temë diskutimi kanë pasur edhe Kosovën.

    E në njoftimin zyrtar për këtë takim, të publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Republikës së Kosovës janë cilësuar si “institucione të përkohshme”.

    Kjo, edhe përkundër faktit se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 9 tetor, 2008.

    Në komunikatë është përfolur biseda mes dyshes në takim, pa asnjë citat, dhe Kosovës i është referuar me terminologjinë që e përdor shteti serb, i cili nuk pranon të njohë mëvetësinë e Kosovës.

    “Ambasadori posaçërisht theksoi se qëllimi i vetëm që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti, është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

    E sjellim të plotë komunikatën e Parlamentit të Malit të Zi për takimin Mandiq-Rodiq:

    Kryetari i Kuvendit bisedoi me ambasadorin e Serbisë

    Presidenti Mandiq, para së gjithash, mikut të shtrenjtë të vendit tonë, ambasadorit Rodiq, i dëshiroi mirëseardhje në Kuvendin e Malit të Zi, duke shprehur i kënaqur për takimin mes tyre.

    Ambasadori, në kontekstin e raporteve më të mira mes Serbisë dhe Malit të Zi, dhe në pajtim me politikën zyrtare të Jashtme të Republikës së Serbisë, e cila dëshiron të njohë vendet mike, mes të cilave është edhe Malin e Zi, por edhe ato që mendojnë ndryshe, sot kryetarin e njoftoi për, siç tha, sjelljen diskriminuese të një politike të pakuptimtë e cila po zhvillohet ndaj serbëve në veri të Kosovës, duke paralajmëruar se BE-ja nën patronazh të çuditshëm lejon që kjo të ndodhë.

    Ambasadori posaçërisht theksoi se qëllimi i vetëm që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti, është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin.

    Me këtë rast, Rodiq ka dashur të njoftojë dhe njohë kryetarin e Kuvendit, si person i parë i institucionit më të rëndësishëm në Mal të Zi, me qëndrimin zyrtar të Republikës së Serbisë, i cili pasqyrohet në disa pika për zgjidhjen e problemit ekzistues jashtëzakonisht të rëndësishëm të krizës së rëndë në Kosovë, ndër të cilat janë:

    – Që zgjedhjet e lira të organizohen sa më shpejt në komunat në veri të Kosovës, ku pushtetin tash e ushtrojnë individë që nuk kanë bazë në vullnetin e qytetarëve të atyre komunave.

    – Kthimi urgjent i 700 policëve të nacionalitetit serb në shërbim të institucioneve të përkohshme që duhet të rikthejnë sigurinë dhe paqen në komunat në veri, sepse atje këto ditë po kërcënohen të drejtat elementare të njeriut.

    – Zgjidhja e problemit që u ngrit në fushën e drejtësisë, sepse që nga ardhja e kreut të institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti në pushtet, nuk flet më për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor, i cili u nënshkrua nga Marrëveshja e Brukselit

    – Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe,

    – Lirimi i të gjithë personave të burgosur për arsye politike, duke vënë në dukje se këta persona fillimisht ndalohen dhe vetëm më pas akuzohen për krimin që dyshohet se kanë kryer.

    – Gjetja e zgjidhjes së bllokadës së importit të produkteve nga Republika e Serbisë në territorin e Kosovës, sepse tashmë janë bërë 14 muaj nga fillimi i asaj ndalese, ndërsa BE-ja, e cila qëndron për qarkullimin e lirë të njerëzve, informatave dhe mallrave, nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem

    Presidenti Mandiq ka falënderuar ambasadorin Rodiq për informacionin që ka dhënë, duke theksuar se në këtë moment gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai shtoi se shpreson se do të gjendet një zgjidhje paqësore që do t’u mundësojë serbëve dhe të gjithë popujve të tjerë të jetojnë të qetë në vatrat e tyre shekullore./Express

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.