Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjedh kryetarin e ri dhe kryesinë.
Ky kuvend do të nis në orën 10:00, kurse në rend dite janë dy pika.
Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.
Në Kuvendin zgjedhor të LDK-së pritet të marrin pjesë rreth 350 delegatë të kësaj partie, ndërsa deri më tash kanë shpallur kandidaturat e tyre Anton Quni, Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.