Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për tri ditë.
E para do të jetë më 2 dhjetor, ku do të diskutohet për katër vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti.
Derisa siç raporton KosovaPress, dy të tjera do të jenë më 5 dhjetor.
Nga partia në pushtet thanë se këto seanca do të synojnë ta shtyjnë agjendën përpara të Parlamentit.
Mirëpo, opozita nga ana tjetër konsideroj të nevojshme shpërfaqjen e qeverisjes së dështuar të Kurtit.
Krahas kësaj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shprehën skeptik për progres në dialog, pas pyetjeve për takimin e radhës të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.