×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtoi 280 mijë euro, kjo rrugë në kryeqytet mbushet me gropa gjashtë muaj pas asfaltimit

    FrontOnline
    10 Prill 2021
    Ka vetëm gjashtë muaj që është shtruar, por gropat dhe plasaritjet në këtë periudhë të shkurtë, sipas banorëve, tregojnë për cilësinë e dobët të asfaltit.
    Rruga “Shklezen Haradinaj” në Kolovicë ka kushtuar mbi 280 mijë euro.

    Përveç cilësisë, banorët thonë se po ankohen edhe për mos-shtrirje të duhur të rrjetit të kanalizimit e trotuare të larta.

    “Ma mirë mos e ndreqni hiç se çka i keni bërë. Nuk e di se çka. Në vend që të ndreqet. E di unë që kanë kerre se si të bëhen dy javë duhet me i dërgu me i rregullu veturat. Më shtrenjtë po dalin këto se krejt idarja e shtëpisë. Krejt dyjenë e kam ecë por këso budallakia nuk kam parë prej që kam ardhur këtu”, ka thënë Xhafer Mustafa, banor.

    Bajram Krasniqi, banor tjetër, e quan dështim të komunës.

    “Që gjashtë muaj është rregulluar dhe po e shihni edhe vet. 4-5 herë në ditë vetëm unë. Ky është komplet dështim i komunës. Keq menaxhim i kryetarit të komunës i cili nuk di të punojë, që nuk ka njerëz. Dy kilometra i ka nga parlamenti-komuna, me ndodh këto është turp”.

    “Kanalizimat na i kanë këputur krejt, nuk kemi më. Për gjashtë muaj ka ardhur në gjendje më të keqe se që ka qenë. Së pari edhe hyrjet nëpër shtëpi nuk mund të hyjmë. Tash duhet vet me i bë disa stama për me hy nëpër shtëpia”, tha banori Ramadan Maqedonci, raporton KOHA.

    Komuna e Prishtinës thotë se ka urdhëruar Operatorin Ekonomik që urgjentisht të sanoj rrugën, vetëm në vendet ku është deformuar.

    “Ju njoftojmë se për rrugën Shkelzen Haradinaj, Operatori Ekonomik është urdhëruar urgjentisht që të bëjë sanimin e rrugës, në vendet ku është deformuar, sepse të njëjtin, e obligon kontrata-afati garantues për punët e realizuara”.

    KOHA ka tentuar të kontaktojë edhe kompaninë fituese “NOTI CONSTUCTION” mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

    E njëjta kompani nga Komuna e Prishtinës ka përfituar gjithsej 9 tenderë./Front Online/

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Vlera e koeficientit për zjarrfikësit duhet të jetë 150 euro. Kështu po deklaron për “Front Online” kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem...
    Lajme09 Tetor 2024
    Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe...
    Lajme09 Tetor 2024
    Misioni Amerikan në NATO e ka njoftuar që ushtarët e tyre e kanë përfunduar Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës. “Ushtarët amerikanë...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se e ka mashtruar një grua tjetër duke ia marrë 250 euro me pretekstin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill thotë se nevojitet normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbrëmë në një...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Reporteri mëson se zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Istog pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kompania e njohur kosovare Prishtina Ticket, vazhdon të mbetet zgjedhja kryesore dhe më e sigurt për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.