×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja vendos edhe për ligjin për Zyrtarët Publik

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim edhe për ligjin për Zyrtarët Publik. 

    Sipas Kushtetueses për Zyrtarët Publikë nuk zbatohet në raport me: Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Këshillin Prokurorial të Kosovës; Gjykatën Kushtetuese; Institucionin e Avokatit të Popullit; Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës; Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; Bankën Qendrore të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur të i Medieve, përderisa cenohet pavarësia e tyre funksionale dhe organizative e garantuar me Kushtetutë, raporton Front Online.

    Vendimi i plotë i Gjykatës:
    I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

    II. TË KONSTATOJË që nenet 2 (paragrafi 3), 4 (paragrafët 3 dhe 4), 5 (paragrafi 1, nënparagrafi 1. 2 dhe paragrafi 2), 10 (paragrafët 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafët 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41(paragrafi 6), 42 (paragrafët 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 ( paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 7), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe 85 të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nuk janë në përputhshmëri me: nenet 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]; 7 [Vlerat]; 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]; 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]; 109 [Prokurori i Shtetit]; 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës]; 115 [Organizimi i Gjykatës Kushtetuese]; dhe me nenet 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit]; 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]; 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve]; 140 [Banka Qendrore e Kosovës] dhe 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kapitullit XII [Institucionet e Pavarura] të Kushtetutës;

    III. TË KONSTATOJË që Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë nuk zbatohet në raport me: Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Këshillin Prokurorial të Kosovës; Gjykatën Kushtetuese; Institucionin e Avokatit të Popullit; Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës; Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; Bankën Qendrore të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur të i Medieve, përderisa cenohet pavarësia e tyre funksionale dhe organizative e garantuar me Kushtetutë;

    IV. TË KONSTATOJË që Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë nuk cenon dispozitat e Kushtetutës në raport me Agjencinë Kosovare të Forenzikës dhe nëpunësit civil të Policisë së Kosovës;

    V. TË KONSTATOJË që Kuvendi i Republikë së Kosovës, duhet të ndërmerr veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë në harmoni me gjetjet e këtij Aktgjykimi, sa i përket nëpunësve të institucioneve të përcaktuara në pikën III të këtij Dispozitivi;

    VI. TË KËRKOJË nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që në pajtim me rregullin 66 (4) të Rregullores së punës, ta njoftojë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në lidhje me masat e ndërmarra për zbatimin e këtij Aktgjykimi;

    VII. TË SHFUQIZOJË vendimin për caktim të masës së përkohshme të 19 nëntorit 2019, dhe vendimet për vazhdimin e masës së përkohshme të 26 shkurtit 2020 dhe të 22 prillit 2020;

    VIII. T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.