Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ankesat e dy deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurtit dhe Drita Millakut, lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit.
Ato pretendonin se KQZ’ja, PZAP’ja dhe Gjykata Supreme kanë zbatuar në mënyrë kundërkushtetuese mënyrën e zëvendësimit të deputetëve të përcaktuar me nenin 112.2 (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Kushtetuesja i ka deklaruar kërkesat e tyre të pranueshme dhe ka konstatuar se ka pasur shkelje të nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenit 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) në lidhje me nenin 3 (E Drejta për Zgjedhje të Lira) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata ka obliguar të gjitha autoritetet publike të Republikës së Kosovës që nenin 112.2 (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ta interpretojnë në pajtim me gjetjet e këtij Aktgjykimi.
Më poshtë mund ta gjeni aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese: