Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi me anë të një postimi në Facebook ka ofruar një darkë për këdo që ia gjen përgjigjen një pyetje.
Ai ka ka pyetur ndjekësit e tij në Facebook se sa lojtarë të përfaqësuesen së Kosovës kanë punuar bashkë me të.
Bëhet fjalë për futbollistët që kanë udhëtuar në Turqi për dy miqësoret e radhës.
“Nuk pe di as vet sa lojtar që kemi punuar bashkë janë në Reprezentacionin e Kosovës .Kur po i shoh me të vërtet po më vjen mirë. Por kush ja qëllon sa janë sakt do ta hajmë një darkë të mirë bashkë. Unë biri yt Kosovë”, ka shkruar Munishi në postimin e tij.
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/4407715929241384