Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka thënë se Drenusha është që rrezikon më shumë nga nominimi.
Sipas tij, Drenusha ka bërë lojë shumë më të dobët në krahasim me Xhenetën.
“Drenusha do të rrezikojë jo vetëm për lojën në krahasim me Xhenetën, shumë, shumë më të dobët por edhe shumë rrethana që kanë ndodhur brenda shtëpisë”, u shpreh Milaimi.
“Por mënyrën se si ajo është ballafaquar me Vullnetin dhe për lojën që e ka bërë dhe mbase publiku përmes televotimit do ta ndëshkojë, sepse ka përdorur histori të çuditshme dhe jo bindëse për publikun”.