Çfarë ndodh në Las Vegas mbetet po në Las Vegas, por ajo që ndodh brenda familjes mbretërore nuk mund të ngelë kurrsesi brenda mureve të Pallatit të Buckingham-it.
Për shembull edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, martesa e princeshës Diana dhe princit Charles është ende ndër temat më të diskutuara.
Të gjithëve ne na është krijuar përshtypja se dimë çdo gjë për ta, por dita-ditës sa vjen dhe del ndonjë detaj i ri të shumë mistereve që mbuluan historinë e tyre..
Penny Thornton, një astrologe e konsultuar nga Diana bëri një deklaratë befasuese në dokumentarin e ri të ITV, “The Diana Interview: Revenge of a Princess”, i cili do të transmetohet në Mbretërinë e Bashkuar.
“Një nga gjërat më tronditëse që Diana më tha ishte se një natë para dasmës, Charles i kishte thënë duke e parë në sy, që nuk e kishte dashur kurrë. Ai donte ta lëndonte, të luante me dinjitetin e një gruaje të brishtë si ajo. Ajo nuk donte ta vazhdonte dasmën në atë moment, por mbretëresha Elizabeth kontrollonte jetët e tyre dhe nuk do ta pranonte këtë skandal”.-tha ajo.