I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i vendit me të fuqishëm në botë, ka zgjeruar fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit që janë përfshirë në destabilizimin, krimin dhe korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me një urdhër ekzekutiv, po ashtu Presidenti Biden ka ndryshuar dhe plotësuar tre urdhrat në lidhje me Ballkanin Perëndimor që ishin në fuqi që nga viti 2021
“Këtu përfshihen Marrëveshja e Prespës e vitit 2018, Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, Marrëveshja e Dejtonit, ose konkluzionet e Këshillit për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshilli për zbatimin e paqes ose Bordi i tij Drejtues ose Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, d.m.th., Mekanizmi Ndërkombëtar i mbetur për Gjykatat Penale”, thuhet tutje në njoftim.
Në Kosovë, kjo fushë e zgjerimit të sanskioneve nga Presidenti Biden, sipas analistëve politik do të prekë edhe individ dhe kompani nga Kosova, e ka prej atyre që thonë se ka edhe kandidatë për deputetë dhe zyrtarë të lartë shtetëror që do të jenë pjesë e sanksioneve të SHBA-së.
Elezi: ‘’Lista e Zezë’’ e SHBA-së publikohet pas 9 shkurtit, ka zyrtarë qeveritarë e kandidat për deputet brenda saj
Njohës i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, ka folur lidhur vendimin e fundit të SHBA-së për të marrë masa sanksionuese ndaj grupeve, bizneseve dhe individëve që kanë kontribuar në dëm të interesave të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka theksuar se ky është një hap pozitiv, pasi SHBA ka vendosur të veprojë kundër elementëve që ndikojnë negativisht në rajon.
‘’ Ky është lajm i mirë meqë SHBA ka marr vendim për të marr veprime që sanksionojnë grupet, bizneset apo personat të cilat në mënyrë permanente në bashkëkryerje kanë bërë veprime që dëmtojnë interesat e SHBA-së në Ballkan’’ thotë ai.
Elezi ka parashikuar se në ‘’Listën e Zezë’’ do të mund të përfshihen edhe biznese dhe qytetarë nga Kosova, duke përmendur mundësinë që të preken edhe individë të pozita të larta në institucionet shtetërore.
‘’ Ne presim që në Listën e Zezë të kemi edhe biznese apo qytetarë edhe nga Kosova, mund të kemi edhe përfaqësues të institucioneve me pozita të larta’’ shton Elezi.
Ai ka sqaruar gjithashtu se lista nuk do të bëhet publike para datës 9 shkurt, kur janë edhe zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë dhe se pas kësaj date do të njoftohen emrat që do të përfshihen në këto sanksione.
‘’Kjo listë nuk do të publikohet para datës 9 shkurt. Në këto momente mund ta përshëndesim çdo veprim të tyre’’ potencoi ai.
Sipas Elezit, në listë do të ketë edhe kandidat për deputetë dhe figura qeveritare.
‘’Do të ketë edhe persona që janë kandidat për deputet apo përfaqësues të Qeverisë, por lista nuk do të publikohet para 9 shkurtit, ajo do të publikohet pas 9 shkurtit’’ tha Bedri Elezi për FrontOnline.
Arifi: Do të ketë individë dhe kompani nga Kosova në ‘’Listën e Zezë’’ të SHBA-së
Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline ka komentuar paralajmërimin e SHBA-së për një listë të re sanksionesh ndaj Ballkanit Perëndimor për vitin 2025.
‘’Zgjërimi i sansksioneve të Biden për vitin 2025 ka të bëjë edhe me individë edhe me kompani të cilat sfidojnë Ballkanin Perëndimor, ccenimin e marrëveshjeve, pjesëmarrja në korrupsion’’, tha ai.
Arifi ka theksuar se zgjërimi i sanksioneve të administratës Biden do të prekë si individë, ashtu edhe kompani, të cilat kanë ndikuar negativisht në rajon, duke përfshirë cenimin e marrëveshjeve dhe pjesëmarrjen në korrupsion.
‘’Do të ketë edhe në Kosovë, ndonjë kompani që ka bashkëpunuar me Serbinë sepse kohës së fundit është aluduar se do të sanksionohet kompanitë serbe që kanë shkelur sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse’’ shtoi Arifi.
Analisti Arifi ka thënë se individë që pengojnë proceset demokratike dhe marrëveshjet e arritura, duke përfshirë ata që janë të financuar nga këto kompani, mund të përfundojnë gjithashtu në këtë listë.
‘’ Do të ketë edhe individë që pengojnë edhe demokracinë edhe marrëveshjet, sepse këta individë financohen nga këto kompani. Mund të ketë individë nga Kosova.’’ përfundoi ai.
Muhaxhiri: Nuk shoh që dikush nga pala shqiptare në Kosovë të jetë në ‘’Listën e Zezë’’ të SHBA-së
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka theksuar se individët apo organizatat do të përfshihen në këtë listë vetëm pasi të definohen qartë rreziqet që ato paraqesin.
‘’Derisa të definohen qartë rreziqet individët apo organizatat, ata nuk përfshihen në listën e zezë të SHBA-së’’ tha ai.
Ai ka shtuar se për momentin nuk sheh ndonjë individ apo organizatë nga pala shqiptare në Kosovë që mund të meritojë këtë veprim.
‘’Unë nuk mendoj se në Kosovë nga pala shqiptare ekziston ndonjë organizatë apo individ që do ta meritonte këtë epitet, mirë por mund të ketë nga grupet kriminale të veriut’’ potencoi Muhaxhiri.
Analisti Muhaxhiri gjithashtu ka theksuar se nëse ndonjë institucion apo individ nga pala shqiptare në Kosovë do të përfshihej në këtë listë, do të ishte një tragjedi e madhe.
‘’Nëse ndonjë institucion ose person nga pala shqiptare në Kosovë do të përfshihej në këtë listë. do të ishte tragjedi e madhe’’ përfundoi Muhaxhiri.