×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush janë kandidatët për Kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore?

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Në mbledhjen e 275-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të hënën janë konfirmuar kandidatët për Kryeprokurorë në pesë Prokurori Themelore dhe atë: Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Prokurorinë Themelore në Pejë, Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe Prokurorinë Themelore në Prizren.

    Në këtë mbledhje, Këshilli konfirmoi edhe listën me kandidatë për Kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kandidatët për Kryeprokuror të Apelit janë: prokurori Agron Bajrami, Arben Ismaili, Ikramije Bojaxhiu, Sebahate Sinani, Sheribane Selimi- Muçaj dhe Shkelzen Ibrahimi.

    Kush janë kandidatët për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj?

    Për këtë pozitë, kanë aplikuar dy kandidatë: Burim Çerkini dhe Ismet Rrahmani, për të cilët kryesuesi Ardian Hajdaraj bëri të ditur se i plotësojnë kriteret ligjore.

    Konfirmim i këtyre kandidatëve u bë me votat e të gjithë anëtarëve të Këshillit.

    Kush janë kandidatët për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë?

    Për pozitën e Kryeprokurorit të Pejës, kanë aplikuar tre kandidatë: Ersan Qavolli, Lumturije Vuçetaj dhe Sanije Gashi-Seferi.

    “Erasn Qavolli, Lumturije Vuçetaj dhe Sanije Gashi-Seferi dhe po ashtu këta kandidatë i plotësojnë kriteret ligjore”, tha kryesuesi Hajdaraj.

    Konfirmim i këtyre kandidatëve u bë në mbledhjen e së hënës, me votat e dhjetë anëtarëve të KPK-së dhe një abstenim.

    Hajdaraj njoftoi se një kandidate, konkretisht prokurorja Sahide Gashi nuk është konfirmuar nga Komisioni Vlerësues si kandidate, me arsyetimin se një vlerësim e ka pasur të mjaftueshëm.

    Kush janë kandidatët për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë?

    Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë Shpetim Peci dhe Zef Prendrecaj.

    Kryesuesi Hajdaraj bëri të ditur se këta kandidatë i plotësojnë kriteret ligjore, andaj konfirmimi i tyre u bë me votat e të gjithë anëtarëve të KPK-së.

    Po ashtu, për këtë pozitë ka kandiduar edhe prokurori Nijazi Gashi, por nuk i kishte plotësuar kriteret e konkursit.

    Prokuroria Themelore në Gjilan me vetëm një kandidat për Kryeprokuror

    Në mbledhjen e 275-të të KPK-së, u bë e ditur se vetëm një kandidat ka aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe ai është Arben Kadriu.

    “Ky kandidat i plotëson kriteret ligjore”, tha kryesuesi Ardian Hajdaraj.

    Konfirmimi i Kadriut si kandidat, u bë me votat e të gjithë anëtarëve të Këshillit.

    Edhe Prokuroria Themelore në Prizren me vetëm një kandidat për Kryeprokuror

    Sikurse për Prokurorinë e Gjilanit, edhe për atë të Prizrenit ka aplikuar vetëm një kandidat, i cili është Petrit Kryeziu dhe që u konfirmua me votat e të gjithë anëtarëve të KPK-së.

    Kryesuesi Hajdaraj tha se Kryeziu i plotëson kriteret ligjore që parashihen në këtë konkurs.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje, me fillim nga ora 10:00. Në rend dite janë 15 pika. Pika e parë...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, nëse ekziston një rrezik real për një luftë mes Serbisë dhe...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ymerli Hoxhaj i cili ndodhet në koma, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në tru, ka nevojë për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve do të vazhdojë më 17 dhjetor. Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin Klisman...
    Sport26 Nëntor 2024
    Është një lojtar i vetëm që komandon në renditje të Këpucës së Artë: është Robert Lewandowski, në krye me 30 pikë pasi...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Rusia njoftoi më 26 nëntor se ka marrë vendim që të dëbojë një diplomat britanik, të cilin e akuzon për spiunazh. Shërbimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Paga e ulët dhe në kundërshtim me atë minimale, moszyrtarizimi i shujtës brenda orarit të punës dhe pagesa për ekzaminime, janë ndër...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren po kërkon ndihëmë nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.