×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush janë deputetët që u rritën dhe u zvogëluan me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit?

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë sjellë ndryshime të mëdha në skenën politike. Përveç fitores së thellë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndryshime pati edhe në deputetët e zgjedhur, votat e fituara dhe humbjen e votave nga shumë deputetë të tjerë.

    Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar listën e 10 deputetëve me rritjen më të madhe të votës në vitin 2021 krahasuar me vitin 2019 dhe deputetët me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019.

    Në listën e deputetëve që kanë rritur votat më së shumti prinë Glauk Konjufca i LVV-së i cili nga 72686 vota sa kishte fituar në vitin 2019, ka fituar hiç më pak se 127955 vota më shumë, ose 200641 në total.

    Tutje është Vjosa Osmani e cila nga 176016 vota ka arritur në 300768 vota, ose saktësisht 124772 më shumë sesa në vitin 2019.

    Enver Hoxhaj është i tretë me 89466 vota më shumë sesa vitin 2019, Arben Vitia me 81707 vota më shumë, Avdullah Hoti me 43,546 vota më sumë, Mimoza Kusari-Lila me 30834 vota më shumë, Hekuran Murati me 30834 vota më shumë, Haxhi Avdyli me 17408 vota më shumë, Arbërie Nagavci me 10739 vota më shumë dhe në fund Eman Rrahmani me 9245 vota më shumë.

    E listës për rënien më të madhe në vota i prinë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai nga 76163 vota sa kishte në vitin 2019, në vitin 2021 ka marrë 34,757 vota më pak, ose saktësisht 41406 vota në total.

    Anton Quni ka humbur gjithashtu një numër të madh të votave, prej 31731 sa i kishte në vitin 2019 ka rënë në 14840 ose saktësisht 16891 vota më pak. Marigona Geci ka humbur gjithashtu rreth 11182 vota në këto zgjedhje duke rënë në 6660, ndërsa Daut Haradinaj ka humbur 10062 vota, duke rënë nga 32811 në 13749.

    Tutje, Besian Mustafa ka humbur 8607 vota, Haki Abazi ka humbur 8269 vota, Driton Selmanaj ka hmbur 7404 vota, Kujtim Shala ka humbur 6221 vota, Jasmina Dedic ka humbur 5871 vota dhe Abelard Tahiri ka humbur 5361 vota.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka pasur tensione në fundin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës. Kapiteni Amir Rrahmani u përplas me futbollistin rumun, Denis Alibec. Kjo...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon, e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa, ka komentuar banorin më të ri në shtëpi, Edin. Ajo ka komentuar fizikun e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Edi është banori më i ri i “Big Brother Vip Kosova 3”, i cili deri tek objekti i shtëpisë erdhi me Online...
    Sport15 Nëntor 2024
    Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Serbisë. Zeki Amdouni ka shënuar një supergol në minutën e 79-të. 🚨🚨| GOAL: ZEKI AMDOUNI OPENS...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.