“Dëshira për tu futur brenda një çifti, a vjen si pasojë e inatit që ke brenda nga ndarja e prindërve të tu?”, ishte një nga pyetjet drejtuar Mbresës, e që e bëri të shpërthejë në lot.
“Kushdo që e ka bërë është pyetje e ligë dhe vjen prej një vendi shumë të ligë, të pashërueshëm personalisht personi që e ka bërë pyetjen. Kushdo që të jetë i preferoj të shkoj në terapi sepse është shumë e rëndë”, ka thënë Mbresa në reagimin e saj pos tjerash.
Edhe banorët e tjerë të nominuar e kanë mbështetur Mbresën për të mos u përgjigjur në këtë pyetje, duke mos e përfshirë Vivien.
Akoma nuk është bërë e ditur, se cili prej gjashtë të nominuarve tjerë përpos Mbresës, mund ta ketë formuluar këtë pyetje, por kjo ngjarje pritet të diskutohet sonte në spektaklin Prime.
Gjithsesi, për më shumë detaje ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.