Ivanka Trump ka pasur një ndikim të madh në Shtëpinë e Bardhë në këto 4 vite. Vajza e Parë e Shteteve te Bashkuara ka ndjekur nga afër takimet më të rëndësishme të të atit, duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i Donald Trump.
Por, rezultatet e deritanishme tregojnë se Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner shumë shpejt mund të jenë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Rivali demokrat i Trump, Joe Biden ka marrë kryesimin në Pensilvani dhe tani është drejt fitores, duke udhëhequr në katër nga shtetet e mbetura.
Mediat e huaja shkruajnë se Ivankën dhe Jared Kushner mund t’i zëvendësoje Ashley Biden dhe burri i saj, kirurgu plastik Howard Kerin, 53 vjeç.
39-vjeçarja Ashley ka qenë në krah të të atit gjatë fushatës elektorale dhe ka një karrierë të gjatë si aktiviste.