Raportet e pakonfirmuara gjithashtu pretendojnë se Susana ishte martuar më parë.
Maluma është kryefjala e medias në vendin tonë gjatë javëve të fundit.
Artisti kolumbian zë vend në tabloidet më të mëdha botërore falë sukseseve në muzikë por interesim të madh zgjon edhe jeta e tij private.
Kohëve të fundit këngëtari po përflitet për një lidhje dashurie me Susana Gomez, me të cilën është parë disa herë.
Edhe pse Maluma ende nuk ka konfirmuar se e dashura e re në jetën e tij është Susana Gomez, kjo nuk i ka ndaluar fansat të spekulojnë.
E dashura e supozuar e artistit, Susana, thuhet se është një arkitekte që vjen nga vendlindja e tij.
Ajo siç raportohet vjen nga e njëjta pjesë e Medellin sikurse Juan Luis Londono Arias (emri i plotë).