Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar përbërjen e plotë të kabinetit qeveritar që pritet të votohet pas pak në seancën që po mbahet.
Në këtë listë, Hajrulla Çeku është renditur si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ai ka qenë edhe zv/ ministër në Qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit deri më sot e kishte udhëhequr ministrja Vlora Dumoshi.
Harjulla Çeku në legjislaturën e kaluar të Kuvendit ishte deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kurse më herët ishte udhëheqës i OJQ-së “Ec ma ndryshe”.