×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kush është Ashley Biden, vajza që do të zëvendësojë Ivanka Trump!

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kur Joe Biden do të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-së, më 20 janar, vajza e tij, Ashley Biden, do të marrë pozitën e Ivanka Trump-it si “vajza e parë”.

    Ndërsa familja Biden ka qenë në qendër të vëmendjes për më shumë se një dekadë, Ashley ka mbetur në hije.

    Anëtarja më e re e familjes Biden ka krijuar emrin e saj si një ikonë mode dhe avokate e reformës në drejtësinë penale.

    Ja çfarë duhet të dini për “vajzën e parë” që do të pasojë Ivanka Trump-in!

    Ajo është më e vogla nga fëmijët e Biden-it

    Ashley lindi në 8 qershor 1981, nga gruaja e dytë e Biden, Jill.

    Ajo ka dy gjysmë vëllezër më të mëdhenj, Beau-n, i cili ndërroi jetë nga kanceri i trurit në 2015 dhe Hunter-in, një avokat amerikan.

    Ajo gjithashtu kishte një gjysmë motër, Naomi-in, e cila vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1972, së bashku me gruan e parë të Biden-it, 30-vjeçaren Neili.

    Ajo mban një profil modest

     

     

    Ashley e ka mbajtur jetën e saj të veçuar dhe nuk ka bërë shumë dalje publike.

    Ajo më herët ka pranuar se të qenit në mjedise publike nuk e bën të ndihet rehat.

    Në një nga daljet e saj të rralla publike, Ashley u paraqit në samitin e “Rregullat e Grave 2014” në Uashington, ku u ftua të mbante një fjalim, informon dritare.net.

    Ajo ka një linjë veshjesh

     

    Në vitin 2017, Ashley themeloi një linjë veshjesh të prodhuara në Amerikë, “Livelihood”.

    Linja e saj nisi në javën e modës në New York dhe mblodhi 30,000 dollarë për” Delaware Community Foundation”.

    Logoja e linjës, një shigjetë që qëllon përmes “LH”, është një nderim për vëllain e saj të ndjerë Beau-n, për të cilin ajo tha se ishte “harku im”.

    “Kanceri i tij më gjunjëzoi. Nuk kisha zgjedhje tjetër përveç të qëlloja përpara, të vazhdoja të synoja ëndrrat e mia”, tha Ashley.

     

    Ajo është e famshme në rrjetet sociale

    Ashley u përmend shumë herë në aplikacione të ndryshme të rrjeteve sociale pasi pamjet nga fjalimi i fitores së Joe Biden në Wilmington, Delaware, treguan kërcimin e saj në sfond.

    Pamjet u mirëpritën nga përdoruesit e rrjeteve sociale, njëri prej të cilëve e krahasonte atë me Pippa Middleton

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Pas një dite me temperatura të larta, moti pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë mbrëmjes së së shtunës. Sipas paralajmërimeve të fundit, disa...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.