×
  • Front TV
  • Front TV

    Kush duhet të jetë Presidenti i ardhshëm? Flasin qytetarët dhe zyrtarët e partive

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Seanca e veçantë për zgjedhjen e Presidentit nuk është afër.

    Për zgjedhjen e të parit të shtetit ka kohë edhe gjashtë muaj.

    Por një situatë ndryshe mund të  ndodhë nëse shteti mbetet pa President në rast se Specialja ia konfirmon aktakuzën presidentit të tanishëm, Hashim Thaçit.

    Propozimet dhe dëshirat se kush do ta udhëheqë shtetin kanë nisur tash e disa ditë.

    Qytetarët kërkojnë që presidenti të zgjedhet nga populli, anipse për këtë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Ismajl Hamiti, qytetar

    “Unë mendoj që mënyra më e mirë të kemi një kryetarë do të ishte, të ishte jo një president konsensual por ai që del nga populli”

    Dikush tjetër propozon që shtetin ta udhëheqë Murat Jashari nga familja e komandantit Adem Jashari.

    Muharrem Azemi, qytetar

    “Mu ma merr mendja Murat Jashari është më në nivel për President të Republikës së Kosovës”

    Dikush e ka një dëshirë më specifike.

    Thotë se shteti duhet të udhëhiqet nga një grua.

    Sadri Berisha, qytetar

    “Unë mendoj se Vjosa Osmani do të ishte kandidate e mirë kurse Albin Kurti për Kryeministër të vendit”.

    Propozimet për emrin e të parit të shtetit kanë nisu t’i japin edhe partitë politike.

    E para që ka dalë më propozim ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Ata thonë se Ramush Haradinaj është kandidati që përfaqëson autoritet të pakontestueshëm.

    “AAK-ja rreth Presidentit e ka propozimin e vet ne e kemi propozuar kryetarin Ramush Haradinaj dhe mendoj se propozimi ynë është në kohën e duhur edhe po ashtu jemi të bindur se Ramush përfaqëson një autoritet të pakontestueshëm e që mundet me u përballë me shumë zhvillime të cilat e presin Kosovën”, tha për Front Online, deputeti i AAK-së, Rasim Selamanaj.

    E në LDK thonë se ende nuk janë përcaktuar për emrin.

    “Nuk kemi biseduar ende për këtë çështje, ende në LDK”, tha shkurt Lutfi Haziri për Front Online.

    Kurse deputetja nga Vetëvendosje, Arta Baralijaj ka thënë se për ta si parti presidenti I ardhshëm duhet të përfaqësoj unitetin e vendit, kurse emrat e përmendur në publik sipas tyre nuk I kanë këto vyrtyte.

    “Presidenti i ardhshëm duhet të përfaqësojë̈ një unitet të plotë politik, të jetë unifikues si dhe i paanshëm. Tipare e virtyte këto të cilat deri tash vërehen të mos jenë fare në konsideratë, duke u bazuar në emrat të cilët po lakohen nga koalicioni qeverisës”, ka thënë  për Front Online deputetja e kësaj partie Arta Baralijaj.

    Nga partia tjetër opozitare PDK, zëdhënësi Avni Bytyqi ka thënë për Front Online se për këtë çështje nuk kanë diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

    “As që është diskutuar çështja e Presidentit në PDK. Fokusi ynë është tek kriza ekonomike, pandemia dhe tek keqqeverisja e Qeverisë ‘Hoti’”, ka thënë ai.

    Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet për mandat 5 vjeçar nga deputetët e Kuvendit me shumicë të thjeshtë prej 61 votash, por që në momentin e votimit në sallë të pranishëm duhet të jenë së paku 81 deputet.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Komuna e Junikut ka njoftuar se është përfituese e grantit të përformancës komunale me vlerë prej 85,553.78 euro. Sipas njoftimi nga faqja...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të parë në mungesë për krime të luftës, ku...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në një treg të ngopur, Petrol Company ka arritur të bëhet një nga emrat më të besuar në industrinë e derivateve. Ajo që e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë masën e paraburgimit Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Infektologu Hamdi Ramadani për FrontOnline, ka theksuar se, për aq kohë sa simptomat e Lijës së Majmunit janë të pranishme, infektimi i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, në një lidhje drejtpërdrejt në FRONTAL në T7, është deklaruar për problemet e rrymës, më saktësisht me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.