Ish-ambasadori Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Avni Spahiu në një prononcim për Front Online ka thënë se është e vështirë të parashikohet se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës për 4 vjetët e ardhshme.
“Është e vështirë të parashikohet se cili nga kandidatët do të fitojë”, ka thënë ai.
Në sondazhe po prin kandidati demokrat Joe Biden kundër presidentit aktual Donalt Trump me 8%, por përkundër kësaj, sipas Spahiut, është e vështirë të thuhet se Biden do të fitoj, pasi sistemi zgjedhor amerikan është shumë kompleks.
“Ndonëse Biden po është heqë deri në 8% në sondazhe në shumicën e shteteve, sepse vet sistemi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë është e tillë që fitorja e votës popullore nuk do të thotë edhe fitore përfundimtare. Njëri nga kandidatët duhet të ketë së paku 270 vota nga kolegji elektoral prej 531 votuesve, të cilët përcaktojnë fituesin përfundimtarë në zgjedhje”, është shprehur Spahiu për Front Online.
Avni Spahiu, ish-ambasadori i parë i Kosovës në Amerikë thotë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e ShBA-ve, dhe rezultati do të përcaktoj se nga do të shkojë Amerika në 4 vjetët e ardhshme.
“Rezultati do të përcaktoj se nga do të shkojë Amerika gjatë katër vjetëve të ardhshme”, ka thënë ai.
Sipas Spahiut votuesit amerikanë e kanë rastin të përcaktohen nëse do të votojnë për ta kthyer vendin në normalitet me Biden apo të ndjekin politikën e Trump që ka shkaktuar dridhje në estabilishmentin amerikan.
“….a do të vazhdojë me një politikë të Trumpit i cili ka larguar Amerikën nga disa prej principeve të veta dhe ka shkaktuar një dridhje në estabilishmentin amerikan. Apo do t’ i kthehet në politikën e ujërave të qeta të demokratëve të tipit të Clintonit në të kaluarën dhe të Obamës”, ka thënë ai për Front Online.