Dagz, Einxhel dhe Iliri janë të nominuarit e javës.
Ata janë votuar nga publiku gjatë javës dhe kështu sonte njëri nga ta do e lërë shtëpinë.
Të tre banorët ka javë që janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ku i kanë dhuruar publikut momente të ndryshme nga jetesa brenda.
Kujtojmë se, Iliri është ai i cili ka më shumë kohë që është bërë pjesë e shtëpisë, madje ai është njëri nga pretenduesit e fitores së çmimit 100 mijë euro.
Megjithatë, Iliri nuk po shpëton edhe nga nominimet për tu eliminuar nga shtëpia i cili edhe sonte është i rrezikuar.
Theksojmë se, javën e kaluar u eliminua Meridian Ramçaj pas një periudhe kohore jo edhe të gjatë në Big Brother.