×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush do ta udhëheq Agjencinë që u përcoll me skandalet e granteve gjatë këtij viti? Dikur punonte depoist, sot Peci e përzgjedhi si drejtor në AZHB

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, nga sot është me drejtor të ri. Sot, ne mbledhjen e Qeverisë është zgjedhur, Luan Sylaj, në pozitën e drejtorit në AZHB. Ministri Peci, në fjalën e tij nuk hezitoi të thur lavde për z. Sylaj.

    Sipas kësaj CV, z.Sylaj ka shërbyer në sektorin e magazinës (depo) të një kompanie me emrin “Ecolog”.

    CV_Luan-Syla-AL

    Ai ishte punësuar aty në vitin 2017. Në aktivitetet dhe përgjegjësitë të cilat i janë dhënë
    z. Sylaj thuhet se do t’i

    • Mbikëqyr dhe koordinon përpunimin e duhur të kërkesave për blerje, blerje
      porositë, raportet e pranimit, kërkesat e inventarit të zbatueshme për artikujt e mirëmbajtur;
    • Ofron të dhëna të sakta, aktuale të inventarit për vendimet e blerjes;
    • Mban inventarët në nivele optimale për të parandaluar investimet e pakta ose të tepërta në inventar;
    • Mbikëqyr dhe koordinon marrjen e inventarit fizik periodik;
    • Verifikon llogaritjet klerikale kundrejt numrit fizik të stoqeve dhe rregullon gabimet në llogaritje;
    • Përgatit raportet e bilancit të inventarit, mungesave, sipas nevojës;
    • Korrespondon me shitësit në lidhje me pyetjet në lidhje me mallin e porositur;
    • Mbikëqyr dhe koordinon disbursimin dhe shpërndarjen e furnizimeve dhe pajisjeve;
    • Mbikëqyr punën e kryer nga personeli mbështetës;
    • Organizoni dhe auditoni inventarin, pranimet, kthimet dhe praktikat e ruajtjes.

    Pra, nga pozita që dikur mbante në depon e kësaj kompanie, ministri Peci ‘e gëzoi’ me një pozitë të lartë në njërën nga agjencitë më të rëndësishme të MBPZHR’së, atë të zhvillimit të bujqësië (AZHB).

    Vitin e fundit, skandale të mëdha e kanë përcjellur këtë Agjenci lidhur me përfituesit e granteve dhe subvencioneve për të cilën Periskopi ka raportuar vazhdimisht rreth tyre.

    Për emërimin e Luan Sylajt, rreth dy muaj më parë kishte ngritur shqetësimin edhe deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu.

    Musliu shkruante për siç thoshte ajo, “konkurset e kurdisura në Ministrinë e Faton Pecit”.

    Sipas deputetes Musliu, nga 12 sa kishin aplikuar për pozitën e drejtorit në AZHB, vetëm dy prej tyre janë zgjedhur si kandidatë – Luan Sylaj dhe Mentor Tahiri.

    Për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë përzgjedhur vetëm dy kandidat nga 12 sa kishin aplikuar në fillim, Luan Sylaj dhe Mentor Tahiri (këshilltar i Faton Pecit).
    Këshilltari i Faton Pecit, Mentor Tahiri para dy-tri jave është emreuar Drejtor për BE dhe Rajon në MPJD të bashkëkryetarja e Faton Pecit Donika Gervlla, kështu qe urime Luan Sylaj! Me kordinim e politizim konkurset e kurdisura vazhdojne”, shkruante Ganimete Musliu./Periskopi/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zhvilloi takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani. Hovenieri tha se ShBA-të janë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi në aeroportin “Adem Jashari”. “Mirësevjen presidente”,...
    Të tjera
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Observatori i Futbollit, CIES, ka përpiluar një listë me 20 lojtarët më të aktivizuar gjatë vitit 2024, ku Granit Xhaka renditet në...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2023.Rezultatet e prezantuara në këtë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës janë gjetur insekte dhe krimba. Kështu ka bërë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike. “Për sigurinë dhe...
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Dy vjet më parë, Kombëtarja e Argjentinës u ngrit në majat e futbollit botëror. Në atë që u konsiderua si Botërori më...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë nisur ditën me energji të mirë. Kësisoj, ata kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.