×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Vota për nuk bllokon – vota kundër e partive tjera po e bllokon procesin

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se 57 vota pro kandidates së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk mund të konsiderohen bllokim i procesit.

    Ajo tha se vota kundër dhe abstenimi po e bllokon këtë proces.

    “Më duhet të them dy fakte: disa herë radhazi, 57 vota janë për propozimin tonë. Në asnjë rast, vota për nuk është votë bllokuese, por është ajo kundër dhe abstenimi. Ne nuk jemi për të bllokuar institucionet”, deklaroi ajo para mediave.

    Kusar-Lila foli edhe për afatet kushtetuese për formim të institucioneve, teksa tha se Kushtetuta parasheh konstituim të Kuvendit 30 ditë pas certifikimit të rezultateve.

    “Në raport me afat, më lejoni të vë në vëmendje të të gjithëve, që është e paraparë edhe me Kushtetutën, se 30 ditë pas certifikimit, duhet të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është të dielën, ose nesër nëse i numërojmë ditët kalendarike. Kjo situatë nuk mund të shkojë në pafundësi. Mund të sjell një rrethanë krejt tjetër, ku diskutimi i përbashkët me subjektet politike po afrohet gradualisht një datë për zgjedhje”, u shpreh deputetja e LVV-së.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ai shtoi se as...
    Lajme29 Maj 2025
    “Unë sot kam info që nuk do të ketë asnjë ndryshim”, tha Limaj.
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pranoi të flasë për media pak para vazhdimit të sotëm të 23 –të të seancës konstituive...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se edhe pas protestës...
    Lajme29 Maj 2025
    Përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytetin e Kosovës, në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, që do të...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, foli për bllokadën e rrugëve nga bizneset. Ai tha se “ka...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i zhvillimeve në vend, Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth vendimeve të ZRRE-së për rrymën. “Sapo tha live në...
    Lajme29 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jashari, sot ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna i është bashkuar protestës së bizneseve, ku po kundërshtojnë vendim e ZRrE-së për liberalizimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.